Lajme

Mbi 3 mijë persona protestojnë kundër takimit ku mori pjesë edhe Thaçi e Kurti

Së paku 3 mijë persona kanë marshuar në qendër të Munihut për të demonstruar kundër Konferencës së Sigurisë që po mbahet në qytetin gjerman.

Liderët dhe diplomatët nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, janë në Munih për të marrë pjesë në edicionin e 56 të konferencës së sigurisë, transmeton KTV. Gjatë kësaj konference është diskutuar për dobësimin e perëndimit, ndikimin e koronavirusit dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT: Në mesnatë Qeveria Kurti merr vendim që nuk e priste askush

Gjatë kësaj konference, presidenti francez Emmanuel Macron mbajti fjalim para delegacioneve, me ç’rast tha se Evropa po bëhet kontinent që nuk beson në të ardhmen e vet. Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u ndal te siç i quajti, thashethemet se Perëndimi po humb kohezionin.

Loading...

E protestuesit kritikuan liderët që sipas tyre, dëshirojnë zgjedhje ushtarake për secilin problem të botës.

Loading...