Lajme

Momenti kur Kurti kalon pranë Haradinajt dhe nuk i flet

Në emisionin Pressing, sot kanë qenë të ftuar dy kandidatët për kryeminisër, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Ramush Haradinaj i koalicionit AAK – PSD. Atyre u ra që ta shohin njëri – tjetrin shumë afër, por zgjodhën as të mos përshëndeten.

Intervistat e tyre janë realizuar njëra pas tjetrës, e dy kandidatët kanë pasur rastin të takohen gjatë ndërrimit në studio.

Kurti, pasi ka kryer intervistën për përcjellë në dalje, ku shihet se ai nuk pati vullnet ta përshendet kundërkandidatin e tij, që është kryeministër në detyrë.

Haradinaj në ato qaste ishte i ulur në një nga tavolinat jashtë studios bashkë me ekipin e tij.

Në videon e mëposhtme mund të shihni kalimin e Kurtit afër Haradinajt, pa u përshëndetur me njëri – tjetrin.