Lajme

Pak sekonda para shembjes së fakultetit të mjekësisë në Zagreb macet ndjejnë lëkundjet, fillojnë të ikin

Fakulteti i mjekësisë në Zagreb është një nga objektet që është dëmtuar më së shumti nga tërmeti i javës së kaluar, që është ndjerë në masë të madhe në Kroaci.

Se sa i fuqishëm ka qenë tërmeti e dëshmojnë pamjet e kamerave të sigurisë, pranë objektit të fakultetit të mjekësisë në Zagreb.

Në video shfaqen skenat rrëqethëse kur ndërtesa dhe gjithçka përreth fillon të lëkundet, kurse ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendje është reagimi i disa maceve që duket sikur kanë ndjerë më herët lëkundjet dhe me shpejtësi të madhe u larguan nga objekti.

Loading...
LEXO EDHE:
Fahri Musliu demanton keq Haradinajn, rrëfen të vërteten e Kurtit në burgjet serbe

E gjitha u zhvillua brenda pak sekonda, kurse macet filluan të vrapojnë pak sekonda para se të ndjehen lëkundjet e tokës.

Loading...