Sunday, January 19, 2020
Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se deri të shtunën në vendin tonë do të mbajë mot i ngjashëm.

Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit.

IHMK ka bërë të ditur se, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Loading...

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Loading...