Sunday, January 19, 2020
Lajme

Prokuroria tregon kush janë dy rusët që u arrestuan dje në kufirin me Serbinë

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Slobodan Bakiq, i tha Radio Evropa e Lirë se shtetasit rusë fillimisht u përpoqën të kalonin vendkalimin kufitar në Jarinje, për të hyrë në Kosovë, por u kthyen për shkak të mungesës së vizës.

Shtetasit rusë janë Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova.

“Dy shtetasit rusë u përpoqën të hyjnë në territorin e Kosovës por nuk i plotësonin kushtet për këtë, sepse nuk kishin vizë dhe leje qëndrimi, pra mundësinë e qëndrimit në Kosovë. Pastaj, ata përdorën një rrugë alternative në fshatin Sharpel, dhe u përpoqën të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Aty u kapën nga një patrullë, u ndaluan dhe u proceduan penalisht. Kam vendosur masën e paraburgimit prej 24 orësh. Ne po punojmë në këtë çështje dhe ka të ngjarë që ata të paraqiten para gjykatësit pasdite”, tha Bakiq.

Loading...

Ai shtoi se në momentin e arrestimit, nuk kishte ndonjë përkthyes të autorizuar që mund të fliste me shtetasit rusë. Por sipas tij, përkthyesi do të sigurohet sot ( 14 janar) në mënyrë që të zbulohet se për ku ishin nisur dhe cila ishte arsyeja e hyrjes në Kosovë.

Bakiq konfirmoi tha se shtetasit rusë ishin në një automjet me tabela të Cetinjës së Malit të Zi, dhe të njëjtin e kishin marrë me qira në Budvë

Loading...