Lajme

Pse feja islame e ndalon vizatimin e profetit Muhamed?

Ndalimi i ilustrimit të Profetit Muhamed filloi si një përpjekje për të shmangur adhurimin e idhujve, që ishte i përhapur në vendlindjen e Islamit, në Arabi. Por në vitet e fundit, ky ndalim ka marrë një ngjyrim vdekjeprurës.

Një parim themelor i Islamit është që Muhamedi është një njeri, jo Perëndia, dhe portretizimi i tij mund të çojë në adhurimin e një njeriu në vend të Allahut.

“E gjithë kjo është e rrënjosur në nocionin e adhurimit të idhujve”, thotë Akbar Ahmed, i cili kryeson departamentin e Studimeve Islame në Universitetin Amerikan.

Loading...

“Në Islam, nocioni i Perëndisë kundrejt ndonjë përshkrimi të Perëndisë apo ndonjë figure të shenjtë është shumë i fortë”.

Në disa mënyra, Islami ishte një reagim kundër krishterimit, të cilin myslimanët e hershëm besonin se është udhëhequr në rrugë të gabuar duke besuar te Krishti, jo si njeri, por si Perëndi. Ata nuk donin që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Profetin Muhamed.
“Profeti vetë ishte i vetëdijshëm njerëzit në qoftë se do të shihnin fytyrën e tij të portretizuar nga njerëzit, ata do të fillonin adhurimin ndaj tij”, thotë Ahmed. “Kështu që ai vetë ka folur kundër këtyre imazheve, duke thënë: “Unë jam vetëm një njeri”.

LEXO EDHE:
Kush do ta mbajë Bajrakun? Kurti, Konjufca e Haxhiu nuk do të jenë më në Parlament

Loading...