Lajme

Ramush Haradinaj nuk e përmend Adem Jasharin: Heroi im është Skënderbeu e çmoj edhe Nënë Terezën

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Ramush Haradinaj në fund të emisionit është pytur nga moderatori se kë ai i cilëson si tri figurat më më të rëndësishme shqiptare, raporton AlbanienShow

Ramush Haradinaj çuditërisht nuk e ka përmendur fare komandantin legjendar Adem Jasharin.

Për mua më i vlefshmi është Skënderbeu, është heroi im, e çmoj shumë edhe Nënën Terezën, ajo është figurë globale, respektoj dhe i çmoj të gjithë ata që kanë jep për shtetin shqiptar për shqiptarët. Mendoj edhe kontributi i Lidhjes së Prizrenit dhe Ymer Prizrenit është i çmueshëm për shqiptarët” përfundoi Haradinaj.

Në fund të emisionit mund ta ndiqni ku Haradinaj, flet për figurat e rëndësishme të popullit shqiptar./AlbanienShow

PRESSING – RAMUSH HARADINAJ

PRESSING – RAMUSH HARADINAJ

Gepostet von Gazeta Express am Donnerstag, 3. Oktober 2019