Lajme

Rrugët në Uashington D.C. bëhen “lumenjë”, uji depërton edhe brenda Shtëpisë së Bardhë

Shi i madh ka rënë në kryeqytetin e Shteteve të Bshkuara të Amerikës. Ekspertët thonë se brenda disa orëve në Ushington ka rënë shi sa për një muaj.

Shiu ka depërtuar edhe nën tunelet e metrove të këtij qyteti. Shiu ka shkaktuar përmbytjet më të mëdha që janë parë në këtë rajon me dekada. Rrugët janë bllokuar fare nga uji dhe makinat e kanë shumë të vështirë të qarkullojnë. Disa njerëz kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre dhe u desh që të presin ekipet e emergjencës që të vinë të i nxjerrin ata.

Uji madje është futr edhe brenda Shtëpisë së Bardhë raportojnë mediat në ShBA, transmeton Gazeta Express.

2 centimetra shi janë amtur që kanë rënë vetëm brenda 11 minutacve që është e jashtëzakonshme.

Washington, D.C. Hit with Severe Flooding

Watch the moment torrential downpour burst through the ceiling of a D.C. metro station

Gepostet von NowThis am Dienstag, 9. Juli 2019

Në këtë qytet është shpallur gjendje emergjente. Gjendja emergjente e shkallës së lartë që është lajmëruar është rezervuar vetëm sitautat më të rrezikshme që janë edhe rrezik për jetën. Fatmirësisht ende asnjë viktimë nuk është raportuar./Gazeta Express/