Saturday, February 22, 2020
Lajme

Shkumbin Demaliaj: Kam libra sa krejt deputetët e Vetëvendosjes

Deputeti i AAK, Shkumbin Demaliaj ka thënë se ka libra më shumë se krejt deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“E kam një minibibliotekë te shtëpia, sa krejt deputetët e Vetëvendosjes mendoj se kam libra. Krejt veprat e Naim Frashërit, të periudhës së komunizmit në Shqipëri, vepra filozofike etj”, ka thënë Demaliaj, derisa shton se poezia që ia lexoi Kurtit në Kuvend ishte e mirë për sarkazëm.

Tutje ai ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë Kurti.

Loading...

Sipas tij ulja e pagave është akt popullist nga qeveria e tanishme.

Ai thotë Kurti jo që s’do ta marrë pagën e parë me rritje, por do ta marrë edhe të dytën, duke shtuar se një gjë të tillë ia përcakton ligji.

Sipas tij, rritja e pagave ka ndodhur me vendim të Qeverisë.

Demaliaj ka insistuar sërish se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet.

“Ne i dëshirojmë suksese në qeverisje, e shpresojmë se në ato marrëveshje të shkojë në bazë të mekanizmave që kemi krijuar. Për të gjitha punët e mira të shtetit do të ketë përkrahjen e AAK-së. Ai le të thotë madje se një person nga Presheva që ka diplomuar në Universitetet në Kosovë do të mund të punojë në Serbi, pra i njihet diploma e Kosovës, ne do ia njohim si sukses të tij”, ka thënë ai.

Sipas tij vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën duhet të hiqet taksa.

“Nuk ka nevojë që Qeveria Kurti me ia dhanë mundësinë Serbisë që të fitojë miliona e miliarda që i shfrytëzon kundër Kosovës. Le ta njohë Kosovën Serbia dhe nesër hiqet taksa dhe vazhdohet me normalizimin e raporteve. Si opozitë nuk do t’i zgjedhim mjetet për të ndalur Kurtit. Çfarëdo që duhet me protesta e gjëra tjera”, ka thënë Demaliaj.

Loading...