Lajme

S’ka më vija të kuqe: Glauk Konjufca nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me PDK’në

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka thënë se vija të kuqe nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nuk duhet të vendosen as për Lidhjen Demokratike të Kosovës e as për partitë tjera.

Konjufca ak thënë se politika është e gjatë dhe maratonike, andaj ai ka thënës e Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar.

“Mendoj që Vetëvendosje duhet ta marrë atë subjekt politik në qeverisje e cila i dërgon ministrat më të pa korruptuar në Qeveri, për shembull i ke tre ministra i dërgon emrat, i shikon VV nëse kanë afera nuk pranohen”, ka thënë Konjufca.
“Gjatë këtij muaji në LVV do të shtohen zërat që thonë që LVV duhet të dalë me konceptin që me dalë e para në zgjedhje dhe pastaj si e formon qeverinë është të përqendrohet tek ministrat e ndershëm tek negocimi i ministrave Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i negociojë ministrat kur të vijë momenti aty, unë po e shfaqi mendimin personal, mendoj që duhet të ketë një përparësi të lehtë LDK-ja por jo në mënyrë dogmatike si në të kaluarën”, ka thënë Konjufca.

Loading...

“Politika është e gjatë, është maratonike dhe unë mendoj se natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë bashkëpunimin me LDK-në, kjo shije e keqe që e ka lënë keq kalkulimi i LDK-së duke e keqpërdorur qëndrimin e zotit Grenell nuk i bënë nderë LDK-së prej kësaj LDK-ja le ta harroj se mund të përfitoj tek populli i Kosovës”, ka theksuar Konjufca në Rubikon.

Loading...