Saturday, February 22, 2020
Lajme

Tani kur të gjobiteni, dënimin mund të paguani në veturën e Policisë

Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat e komunikacionit e që për këtë mund të gjobitet nga Policia e Kosovës, do të mund t’i paguajnë ato në vendin ku edhe gjobitet.

Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që dDrejtori i PK-së, Rashit Qalaj, pati sot me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

Në këtë takim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare.

Loading...

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A., z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare”, njofton Policia.

Loading...