Lajme

Tri fytyrat e Albin Kurtit gjatë përplasjes me Vuçiqin në Munih!

Kurti e “çmend” Vuçiqin në Munih, ja përgjigjja e “egër” e presidentit serb ndaj kryeministrit kosovar

Mediat serbe, Kurir dhe B92, të afërta me pushtetin serb, raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes fjalimeve në panelin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor që u mbajt në kuadër të Konferencës Botërore të Sigurisë në Munih.

Sipas Kurir-it, thuhet se Vuçiq i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta poshtërojë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

Loading...

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet”, citohet Vuçiqi t’i ketë thënë kryeministrit Kurti, transmeton Ballkani.info.

Kjo ndodhi pasi që kryeministri i Kosovës kritikoi “mini-Shengenin” dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Sipas gazetës Kurir, duke iu referuar burimeve, Kurti tha se Kosova do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, për të cilat presidenti serb u përgjigj: “Ju nuk mund të fyeni Serbinë”

Duke folur me Kurtin, Vuçiq shtoi: “Ju nuk e përfaqësoni shtetin. Gjysma e botës, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara nuk ju ka njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me mini Schengen … Unë nuk ju kuptoj “, ka thënë presidenti serb, siç citohet nga gazeta.

“Ai thotë që ju duhet të formoni Asociacionin e komunave serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe nuk keni bërë asgjë”, thuhet të ketë reaguar Vuçiq.

Se cili ka qenë qëndrimi i Kurtit për pas kësaj përplasje me Vuçiqin, e tregojnë këto tri fotografi të përbashkëta në kohë të ndryshme. /Ballkani.info/

Loading...