Lajme

Vjen një dorëheqje në kabinetin e Kurtit

Serbi Lazar Danic, i cili ishte anëtar i komisionit për vlerësim të projekteve në zyrën për komunitete në kabinetin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka dhënë sot dorëheqje.

Danic ka treguar publikisht se largimi i tij nga Komisioni për vlerësimin e projekteve në zyrën për komunitete në kabinetin e Kurtit, vjen pasi janë bërë keqpërdorime në atë departament.

Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe në të njëjtën kohë ka tërhequr nënshkrimin e tij në vendimin për ndarjen e subvencioneve.

Loading...

Danic përmend shkeljen e rregullores së ministrisë së Financave, shkeljen e kritereve dhe procedurat e financimit publik të OJQ’ve.

“Ka shkelje flagrante të procedurave. Jap dorëheqje për shkak të keqpërdorimeve. Procedurat janë shkelur haptazi duke shkelur rregulloren e ministrisë së Financave, kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve” ka thënë Danic.

Më poshtë keni dy dokumente të siguruar nga Indeksonline që i përkasin Lazar Danicit.

Loading...