Shëndeti

Çfarë duhet të hani pas stërvitjes?

Pas stërvitjes, konsumoni sa më shumë proteina, siç janë produktet e qumështit, vezët, mishi dhe shpendët. Këtë e kanë bërë të ditur shumë instruktorë që studiojnë edhe dietat ushqimore.

“Pas stërvitjeve të gjata dhe me intensitet të lartë , konsumimi i 1 deri 1.2 gram karbohidrate për kilogram peshë trupore në orë për katër deri në gjashtë orë, së bashku me 15 deri në 25 gram proteina brenda orës së parë pas ushtrimit, do të rimbushë me glikogjen si dhe do mbështesë sintezën e proteinave të muskujve.

Pas stërvitjve më të lehta, hani një vakt të ekuilibruar mirë, që përfshin proteina me cilësi të lartë dhe karbohidrate dhe pini lëngje mjaftueshëm për të zëvëndësuar ato që keni humbur”- këshillon instruktori Cohen. A ju ndodh të keni dhimbje të muskujve pas ushtrimeve fizike?

Loading...

Disa studime sygjerojnë që lëngje të caktuara frutash, siç janë lëngu i shalqirit dhe lëngu i qershisë, mund të zvogëlojnë dhimbjet e muskujve pas stërvitjes. Në përgjithësi, një rutinë pas stërvitjes duhet të përfshijë lëngje për të rihidratuar, karbohidrate dhe proteina. Disa nga ushqimet që i përmbajnë këto mund të jenë qumështi, kosi me manaferra ose një lugë mjaltë./g.s

Loading...