Showbiz

Babai i Mozzik pëson sulm kardiak

Babai i reperëve shumë të dashur nga publiku, Mozzik dhe Getinjo, është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme.

Ai ka pësuar sulm kardiak por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së mjekëve, ia ka dalë me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozziku përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto me të atin e shtruar në spital dhe të vëllain, Getinjon.

Loading...

“E vetëm ti Zot je ai që bën mrekullira, e je ti ai që vendos se a do qëndrojmë ende apo do largohemi nga kjo botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam babën Gazmend nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta, po të çuditka! Të dua bacalok! Faleminderit Zot, faleminderit mjekëve”, shkruan Mozzik.

 

Loading...