Sunday, January 19, 2020
Showbiz

Çfarë ndodhi në objektin e Postës së Kosovës? – Flasin zjarrfikësit

Në medie u raportua se është përfshirë nga flakët një pjesë e objektit të Postës së Kosovës.

Në orët e mbrëmjes të së dielës në medie u raportua se një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga zjarri.

Mirëpo, lidhur me këtë nga Policia e Kosovës i kanë thënë lajmi.net, se nuk kanë marrë asnjë informatë.

Loading...

Muharrem Beka, kryetar i Zjarrfikësve të Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se ka qenë një reflektim por që nuk ka pasur nevojë për intervenim dhe nuk ka pasur asgjë të rrezikshme.

“Nuk ka kurrfarë rreziku. Ka qenë thjeshtë një reflektim dhe më pas janë alarmuar, por nuk ka kurrgjë serioze dhe më pas i kanë thirr zjarrfikësit dhe u kanë thënë që nuk ka nevojë për intervenim dhe nuk kanë shkuar zjarrfikësit. Nuk ka asgjë të rrezikshme”, ka treguar Beka.

Loading...