Showbiz

Humb betejën me koronavirusin, vdes këngëtari i njohur

Koronavirisi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

Këngëtari i muzikës Country, Joe Diffie, i cili ka arritur suksesin kryesor në vitet e 90-ta, vdiq të dielën nga komplikimet e koronavirusit.

Dy ditë para vdekjes, Diffie, 61 vjeçari ka bërë të ditur ai ishte prekur nga koronavirusi dhe se ishte duke u trajtuar.

Loading...

“Familja ime dhe unë po kërkojmë intimitet në këtë kohë. Ne duam t’i kujtojmë publikut dhe të gjithë fansave të mi që të jenë vigjilentë, të kujdesshëm gjatë kësaj pandemie”, është bërë e ditur në deklaratë.

Diffie ishte anëtar i Grand Ole Opry për 25 vjet. Ai kishte fituar një çmim Grammy në 1998 për “Same Old Old Train”, një bashkëpunim me një duzinë artistësh të tjerë, përfshirë Clint Black, Merle Haggard, Patty Loveless dhe Randy Travis.

LEXO EDHE:
‘Ti zgjedh’: Luana vë në pah këmbët seksi

Në 1993, Diffie dhe Mary Chapin Carpenter ishin nominuar për Grammy për duetin e tyre, “Not Too Much to Ask.”, raporton CNN.

Loading...