ShowbizSport

Me pistoletë në çantë, ndalohet nga policia gruaja e futbollistit të njohur të Arsenalit

Nuk ka shkuar mirë udhëtimi i Bella Kolasinac, bashkëshortes së futbollistit boshnjak të Arsenalit Sead Kolasinac, pasi është ndalur nga policia në aeroportin e Biggin Hill në Londër.

Arsyeja e ndalimit ishte se ajo kishte në çantë një pistoletë elektrike që e kishte sjellë nga Frankfurti, por në Mbretërinë e Bashkuar kjo armë është e ndaluar.

Ajo deklaroi para policisë se e kishte marrë armën me vete për vetëmbrojtje, pas sulmit me thikë që bashkëshorti i saj dhe futbollisti tjetër i Arsenalit, Mesut Ozil pësuan vitin që shkoi.

Loading...
LEXO EDHE:
Fifi vishet në ‘vello’, lë pa fjalë me pamjen

27 vjeçarja mund të ishte burgosur deri në 6 muaj sipas rregullave angleze, por ia ka hedhur vetëm me një paralajmërim.

Sipas mediave britanike, ajo nisi të qante kur po i shpjegonte efektivëve të policisë arsyen e mbajtjes së pistoletës, ndërsa kishte edhe lejen gjermane me vete

Loading...