Monday, January 20, 2020
Showbiz

Ndryshon moti: Këto janë temperaturat për ditët në vijim

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku gjatë ditës së nesërme do të depërtojë mbi Itali, e me të edhe një front i ftohtë, që gjatë ditës do të kalojë mbi vendin tonë. Gjatë ditës priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.Sipas Prishtina Weather, pas kalimit të frontit të ftohtë, në orët e mbrëmjes dhe nga dita e premte do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat e ajrit për 10C deri 15C më ulët se ditëve të shkuara.Në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten mundësi për riga lokale shiu.

E enjte (03.10) – Jo aq ngrohtë. Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Ditën priten reshje lokale shiu, vende-vende mund të jenë më intenzive dhe me bubullimë. Në mbrëmje ftohtë.E premte (04.10) – Herët në mëngjes vazhdojnë riga lokale shiu. Ditën ftohtë dhe kryesisht vranët.E shtunë/e diel (5.10-6.10) – Ditën e shtunë, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

E hënë (7.10) – Pjesërisht vranët. Ditën vransira do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C deri në 4C, ndërsa, ato maksimale nesër do të zbresin në 21C, e nga dita e premte në 12C deri 17C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja, e nga e enjta pasdite verilindja 4-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të ngrihet rreth këtyre vlerave.

Loading...

Loading...