Tuesday, December 10, 2019
Showbiz

Nuk ua hapi derën askush, reperi kosovar bën gjestin e madh human, i merr në shtëpi romët e Shqipërisë

Një foto si kjo t’i mbushë sytë me lot kur sheh që zemërgjerësia nuk ka fund.

Kanë qëndruar për disa ditë në qiell të hapur, duke mos gjetur vend ku ta fusin kokën.

Janë këta familja rome të cilët për shkak të etnisë së tyre, nuk u ndihmuan nga askush, duke mos pasur ushqim e vend për të fjetur.

Me të parë gjendjen e tyre, reperi me zemër të madhe, Muaad Gashi u ka dal në ndihmë.

Duke i shfrytëzuar gjitha mjetet dhe format e mundshme, ai u ka ndihmuar atyre në strehim, pasi ua ka gjetur njerëzit kompetent që familjen e morën në shtëpinë e tyre.

Madje, bashkë kanë bërë edhe këtë imazh që përçon mesazhin e madh: Njeriu është njeri, pavarësisht etnisë, fesë e gjinisë!

Një BRAVO e madhe!