Showbiz

Rihanna vë në pah linjat trupore në videon me bikini

Rihanna është gjithmonë në qendër të vëmendjes në Instagram, duke shfaqur stilin e saj të veçantë dhe natyrisht linjat e bujshme.

Videoja e saj e postuar të mërkurën (16 tetor) ishte e mahnitshme. Këngëtarja ngarkoi një video duke ecur me një palë bikini të zeza dhe mantel të gjatë në oborrin e shtëpisë së saj, derisa rrotullohet deri në fund për të treguar pamjen magjepsëse, transmeton Telegrafi.

Klipi vjen vetëm një javë pasi RiRi njoftoi për Vogue, dhe një muaj pasi zbuloi koleksionin e saj të fundit të veshjeve të brendshme Savage x Fenty në një ekspozitë të modës në Brooklyn gjatë NYFW.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Ylli nga Barbados javën e kaluar solli një modë ekstravagante në lansimin e shumëpritur të autobiografisë së saj të parë vizuale të quajtur “Rihanna”, në Muzeun Guggenheim në New York.

Libri i saj i parë ‘Rihanna’ do jetë me mbi 504 faqe, në të cilin do të dokumentohet jeta dhe veprimtaria e 31-vjeçares.

Krahas librit, Rihanna është duke punuar në këngën e re dhe se ajo planifikon të dalë së shpejti me prurje të reja, pasi i ka munguar një kohë të gjatë tregut botëror.