Monday, December 9, 2019
Showbiz

Shkon për të ndihmuar, Bebe Rexha nuk kthehet duarthatë nga Bubqi i Shqipërisë

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha pas arritjes së saj në Shqipëri fillimisht e ka vizituar fshatin Bubq.

Ajo ka treguar se do të kontriboj në ndërtimin e një shtëpie fillimisht atë të familjes Musa, familje të cilën edhe e ka vizituar.“Ne kemi shkuar në shtëpinë e familjes Musa. Shtëpia e tyre tani është e pabanueshme dhe duhet të rindërtohet nga fillimi”, ka shkruar ajo në një postim.

“Shtëpia e parë që do ta rindërtojmë është ajo e familjes Musa”, ka treguar turke Bebe e cila tregon se familjarët i kanë dhuruar portokall me vete.Bebe tha se ani pse ata nuk kishin diçka tjetër për të më ofruar nuk e kanë lënë të kthehet duarthatë./lajmi