Saturday, December 14, 2019
Showbiz

Teuta Krasniqi bën postimin prekës për miken që i vdiq sot: Mbetëm pa e bërë filmin e planifikuar qe 12 vjet

Teuta Krasniqi ka ndarë disa foto nga rnia e saj, pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Edhe aktorja Teuta Krasniqi ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Teuta ka postuar disa fotografi ku shihen ajo dhe Arzana të përqafuara nga koha kur ishin shumë të reja, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa ajo ka shkruar se po ndihet e pikëlluar që e ka humbur miken dhe planet për të pirë kafenë dhe për të bërë filmin që kanë planifikuar ta realizojnë tash e 12 vjet.

Arzana Kraja është gjerut e vdekur sot në banesën e saj në Prishtinë.