Showbiz

Vajza e porsalindur e Granit Xhakës merr një dhuratë të veçantë nga lojtari i njohur i Milanit

Lojtari i Milanit i bën dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të Granit Xhakës.

Granit Xhaka tashmë është bërë baba, derisa po e shijon në maksimum kënaqësinë e të qenurit prind.

Futbollisti kosovar dhe bashkëshortja e tij Leonita po pranojnë dhurata të ndryshme me rastin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Ajanas.

Njëra nga dhuratat më të ëmbla u ka ardhur nga bashkëlojtari i Granitit te kombëtarja helvetike, Ricardo Rodriguez,shkruan gazeta Blic.

Anësori i Milanit u ka dërguar atyre një lepurush, ku në njërin nga veshët është i shenjuar edhe emri i vajzës.Ka qenë Leonita që ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Instagram” për ta falenderuar shokun e bashkëshortit të saj.