Sport

Dalin pamjet e vrasjes së kreut të tifozëve të Partizanit

Mediat serbe i kanë zbuluar pamjet e vrasjes së kreut të tifozëve të Partizanit të Beogradit, Lubomir-Kica Markovic.

Markovic ishte vrarë të premten mbrëma Vozhdovc, derisa kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin e vrasjes së tij.

Loading...

Ai ishte duke qëndruar pranë një palestre të futbollit, ndërsa një sulmues i panjohur, me kapelë në kokë i ishte afruar nga pas dhe e kishte vrarë atë, siç mund të shihet edhe në këtë video të publikuar.

Kryetifozi i Partizanit e kishte vërejtur agresorin që kishte armë dhe që po i afrohej dhe filloi të vraponte drejt një pompe të derivateve, që ndodhej në pjesën tjetër të rrugës.

LEXO EDHE:
McGregor pranon meçin historik, ky është kundërshtari i tij

Mirëpo, ai nuk ia doli pasi sulmuesi gjuajti pareshtur dhe fillimisht ai përfundoi në kokë dhe plumbi i fundit për të ishte fatal, pasi iu shkrep në kokë.

Sulmuesi nuk është identifikuar ende, ndërsa policia serbe po e vazhdon kërkimin e tij. /Gazeta Express/

Loading...