Tuesday, December 10, 2019
Sport

E konfirmon Klopp: Ky lojtar nuk luan në derbin ndaj Evertonit

Jurgen Klopp ka konfirmuar mungesën e madhe në derbin ndaj Evertonit për ditën e nesërme që zhvillohet nga ora 21:15.

Sipas teknikut gjerman, mungesa e madhe e këtij derbi për ta do të jetë, mbrojtësi i qendrës, Joel Matip.

“Matipit i duhet pak më shumë kohë. Ai është duke u rikuperuar, por jo saktësisht se si kemi dëshiruar, kështu që atij i duhet pak më shumë kohë. Të tjerët janë të gatshëm dhe të disponueshëm për lojë”, tha Klopp.

Kujtojmë se Liverpooli ka humbur vetëm tre nga 39 takimet e fundit e Premierligës, të gjitha në Goodison Park, dhe janë të pamposhtur në 17 takimet e fundit në total, për të rikujtuar ata nuk kanë as edhe një humbje në ligë që nga prill i vitit 2017 ndaj Crystal Palace.