Sunday, January 19, 2020
Sport

E konfirmuar: Ylli i kombëtares shqiptare nënshkruan me Barcelonën

Rey Manaj më në fund do të jetë futbollist i Barcelonës.

Sigurisht, nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, përkrah Lionel Messit, por te Barcelona B, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll (Segunda Division B).

E përditshmja katalane “Sport” shkruan se “marrëveshja me sulmuesin shqiptar të Albacetes është e mbyllur dhe pritet vetëm që futbollisti të kalojë testet mjekësore, për t’u prezantuar më pas zyrtarisht si lojtar i Barcelonës B.”

Loading...

Sigurisht që të jetë e pamundur që Manaj të llogaritet për ndeshjen që Barcelona B ka të mërkurën kundër Badalonas, por qëllimi është që ai të mund të debutojë në fundjavën në Tarragona. Manaj nuk udhëtoi me Albacetet për të luajtur në “Copa del Rey” në Ibiza për “një problem në kyçin e këmbës”.

Kur operacioni të përfundojë, do të mësohet edhe detajet e transferimit, me Albacetet që thuhet se do të përfitojë një shumë të konsiderueshme për kartonin e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare.

Loading...