Tuesday, December 10, 2019
Sport

E rrallë, futbollisti kosovar e kryen shërbimin ushtarak në Zvicër

Mesfushori Shani Tarashaj në vitin 2016 ishte transferuar te skuadra angleze Everton, duke u konsideruar atëherë si një prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë.

Por karriera e tij nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Tarashaj ka publikuar disa fotografi duke kryer shërbimin ushtarak në Zvicër.

Këtë vit 24 vjeçari është huazuar te skuadra holandeze Emmen. Ai edhe më tutje është pronë e Evertonit.

/Indeksonline/