Sport

Korea Jugut/ Vendosen kukulla në tribunë, shpërthejnë tifozat , ja pse

Që mungesa e tifozave të ndjehet sa më pak shumë klube në Korenë e Jugut kanë menduar që në stola të vendosin kukulla artificiale.

Megjithatë FC Seul shkoi dhe më tej.

Në lojën që u organizuar fundjavën që shkoi kundër Gwangju skuadra e kryeqytetit vendosi tifozë artificial që loja të dukej sa më reale.

Loading...

Por problemi qëndron në format e këtyre tifozeve artificial të cilët u vënë re nga publiku në shtëpi.

Sipas tyre ata ishin kukulla seksi dhe filluan të komentojnë në rrjete sociale duke bërë thirrje që klubi të kërkoj falje.

Dhe nuk vonoi dhe FC Seul kërkoi falje publikisht:

‘Duam t’ju kërkojmë falej të gjithëve tifozëve tanë. Ndjejmë shumë keqardhje’ duke shkuar më tej:

‘Gjithashtu dëshirojmë të shtojmë se këto kukulla nuk janë kukulla seksi ato janë bërë ashtu që të duken si njerëz të vërtetë.Ato janë prodhuar nga kompania Dalcom e cila na siguroi që janë manekine dhe përdoren për të veshje.Synimi ynë ishte të bënim diçka të bukur në këto kohë të vështira .Tani do të mendojmë dhe ju sigurojmë që kjo gjë nuk do të ndodhë më’.

Loading...