Sport

Kosova merr një lajm të madh para ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do të zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme në histori kundër Republikës së Çekisë.

Mediumet lokale raportojnë se një ndër futbollistët më të mirë të Çekisë, Patrik Schick nuk do të luaj kundër nesh, transmeton Indeksonline.

Sulmuesi i Romës që është i huazuar te Leipzigu, nuk është në formë të mirë fizike.

Ai ka luajtur vetëm një ndeshje këtë edicion në Bundsligë më 5 tetor.

Ndryshe, trajneri Jaroslav Silhavy do ta publikojë listën përfundimtare të futbollistëve të martën në mëngjes.

/Indeksonline/