Monday, February 17, 2020
Sport

Leo Messi ia siguron Barcelonës fitoren në minutat e fundit me këtë super gol

Messi është shfaqur në skenë për t’ia dhuruar tri pikë të arta Barcelonës. Barça ka rimarr kreun në La Liga me 31 pikë të grumbulluara, aq sa Real Madridi.

Barcelona e ka mposhtur 1-0 Atletico Madridin midis ‘Wanda Metropolitano’.

Të dy skuadrat dhuruan spektakël duke krijuar raste të shumta shënimi, por në fund pikët e plota i morën mysafirët.

Loading...

Golin e tri pikëve dhe për rezultatin përfundimtar e realizoi Lionel Messi, në minutën e 86-të.

Ai mori topin në mesfushë dhe u nis me shpejtësi në drejtim të portës së Oblak dhe pas disa kombinimeve të bukura, gjuajti bukur me të majtës për ta dërguar topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore, Barca ka rrëmbyer kreun në La Liga, me 31 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë.

Loading...