Sport

Messi tregon shpirtin e tij human, kaq milionë euro dhuroi për ta luftuar koronavirusin

Messi i ka dhuruar 1 milion euro Spitalit Clínic në Barcelona për luftën kundër koronavirusit, gjithashtu një pjesë e parave do të shkojnë në një qendër mjekësore në Argjentinë, sipas Mundo Deportivos.

“Leo Messi ka bërë një donacion për të luftuar Covid19 në #CLINIC. Faleminderit shumë Leo, për angazhimin dhe mbështetjen tuaj”.

Me këtë shkrim, faqja zyrtare e Spitalit Clínic de Barcelona ka njoftuar se kapiteni i Barcelonës ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash për të luftuar pandeminë që po shkatërron planetin, përcjell GazetaBlic.

Loading...

Kjo shumë do të ndahet ndërmjet Klinikës në Barcelonë dhe një tjetër qendre mjekësore në vendin e tij në Argjentinë.

Me këto para, këto qendra mjekësore referuese do të jenë në gjendje të blejnë materiale për të përballuar numrin e madh të pacientëve, të cilët do të duhet të mjekohen për shkak të ndikimit të kësaj epidemie që filloi në Kinë dhe po prek të gjithë planetin.

Loading...