Sport

Muriqi shënoi dy gola sot për Fenerbahcen, por në fund i ndodhi e papritura

Vedat Muriqi ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 3-2 të Fenerbahce ndaj Kasimpasa, për javën e 11 të Superligës turke.

Sulmuesi dardan shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë 6′ dhe 44′ jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi pati një duel të fortë në minutat e fundit të ndeshjes dhe është lënduar.

Muriqi ka thënë se ka lënduar pakëz nyjen e këmbës së djathtë, dhe do të duhet të pushojë disa ditë, por ende nuk dihet zyrtarisht sa problematik është ky lëndim.

Urojmë dhe shpresojmë që të jetë gati dhe në formë për dy finalet që Kosova ka javën e ardhshme ndaj Rep. Çeke dhe Anglisë për eliminatoret Euro 2020.