Monday, February 17, 2020
Sport

Shqiptarët e Shqipërisë largohen nga Kosova, kthehen në shtëpitë e tyre

Mijëra banorë të vendosur në Kosovë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ata shprehen se shkak i kthimit ka të bëje me punën dhe vlerësimin e dëmeve në banesat e tyre, por edhe se e kanë hequr pak frikën që i kapi.

“Po kthehemi tani e inshallah ka mbarur pak. E kemi heq pak frikën, por prapë frikë është. Po kthehemi se edhe prej merakut. Dy ditë qëndruam. Do shohim gjendjen. Po ashtu do kthehemi prapë. Nuk dimë as vetë çfarë me tregu. Janë fatkeqësi të Zotit. Po kthehemi sepse duhet me pa gjendjen. Vajzën e kam në punë dhe duhet që nesër të paraqitet në punë. Tërmeti vazhdon pambarimisht”.

Loading...

Në pikën kufitare në Morinë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Ai tha se në Kosovë nga Shqipëria këtyre ditëve shkaku i tërmetit kanë hyrë mbi 17 mijë persona, raporton Report tv përcjellë Klan Kosova.

“Në Kosovë kanë ardhur tre kategori qytetarësh. Një pjesë i janë drejtuar qendrave mikpritëse. Një pjesë tek të afërmit, Ndërsa një pjesë kanë ardhur vetë këtu dhe janë strehuar në hotele. Kanë hyrë 17 mijë e 500 qytetarë. Një pjesë e tyre janë kthyer përsëri’ tha ai.

“Vetëm të premten dhe të shtunën janë kthyer në Shqipëri 7800 qytetarë të zonave të Durrësit,Thumanës dhe Tiranës “- u shpreh Minxhozi.

Loading...