Saturday, February 22, 2020
Sport

SUPER LAJM: Ja kur rikthehet Arbër Zeneli nga lëndimi

Arbër Zenelit i duhet të presë edhe dy javë për t’u kthyer pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës për gati tetë muaj.

Zeneli ishte lënduar më 7 qershor në ndeshjen që Kosova e zhvilloi kundër Malit të Zi në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, që do të mbahet gjatë kësaj vere, raporton “Sporti në KTV”.

Por, ai pritet të jetë në mesin e lojtarëve të ftuar te Stade de Reims për ndeshjen kundër St. Etienne, ndeshje e cila luhet më 23 shkurt, kanë bërë të ditur burime të “Sportit në KTV”.

Loading...

“Më 23 shkurt Arbër Zeneli do të jetë i gatshëm për lojë. Ai është duke u stërvitur maksimalisht me ekipin dhe është një lajm i mirë për të, klubin, por edhe Kosovën”.

24-vjeçari luajti vetëm 15 ndeshje edicionin e tij të parë në kampionatin francez, duke shënuar tre gola dhe tri asistime.

Ai këtë edicion i ka munguar klubit, por edhe Kosovës në ndeshjet e rëndësishme të ciklit të rregullt kualifikues për “Euro 2020”. Por, ai mund të jetë gati për ndeshjen e rëndësishme gjysmëfinale të Ligës D të Ligës së Kombeve që Kosova e luan më 26 mars në Shkup kundër Maqedonisë Veriore.

Fituesi i Ligës D fiton biletën për kampionatin evropian që mbahet në verën e këtij viti.

Nga viti 2016, Zeneli për Kosovën ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje.

Loading...