Sunday, January 19, 2020
Sport

Top skuadra evropiane dërgoi skaut në Stamboll për Muriqin

Vedat Muriqi është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Pas disa interesimeve nga Premierliga dhe Serie A tashmë për të ka interesim edhe nga liga franceze.

Gazetari i pavarur, Ignazio Genuardi raporton se skuadra e Ligue 1, AS Monaco kishte një skaut prezent në ndeshjen e Super Ligës Turke mes Fenerbahce dhe Gençlerbirligi të Premten në mbrëmje.

Loading...

Përfaqësuesi i Principatës besohet të ketë qenë i pranishëm në ndeshjen për të hedhur një sy mbi sulmuesin 25-vjeçar të Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi dy gola në fitoren 5-2 për nikoqirët. Monaco kuptohet se po e vlerëson atë përpara një lëvizje të mundshme verën e ardhshme.

 

 

Loading...