Tuesday, December 10, 2019
Sport

Topi i Artë: Gruaja e Messit zbulon gjithçka

Sonte do të merret vesh fituesi i Topit të Artë, në një mbrëmje që organizohet nga France Football.

Ky çmim jepet për futbollistin më të mirë të vitit 2019.

Leo Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo janë pretendentët për ta fituar këtë çmim të madh.

Gruaja e Leo Messit, Antonella ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku thotë se sot është një ditë e madhe.

“Ditë e mirë sonte, ditë e mirë për të gjithë”, tha Antonela Rocuzzo.

Kjo zgjon dyshime që Messi do të jetë fituesi i çmimit të madh sonte.

/GazetaBlic/