Sport

Wladimir Klitschko parashikon fituesin e meçit Wilder – Fury

Ish kampioni të peshave të rënda Wladimir Klitschko shpreson në fitoren e Tyson Fury në rimeçin ndaj Deontay Wilder.

Wilder dhe Fury luftojnë të dielën me fillim nga ora 06:00 në Las Vegas.

“Kam luftuar me Fury dhe kam trajnuar me Wilder. Besoj se Fury do të fitojë me pikë – ose ai do fitojë me K.O. E gjitha varet nga forma mendore në të cilën Fury ndodhet. Nuk ka të bëjë me formën fizike”, tha Klitschko për The Sun.

Loading...

“Si boksier, unë do të thoja që Fury është me të vërtetë i çuditshëm, për shkak të gjatësisë së tij dhe mënyrës së lëvizjeve së tij. Ai është shumë i lëvizshëm, shumë i lëvizshëm. Wilder është shumë i ndryshëm gjithashtu. Ata kanë stile të ndryshme dhe pesha të ndryshme. Gjithçka është e ndryshme. Prandaj nuk dua të them kush ka stilin më të mirë. Kjo është e paparashikueshme”, përfundoi ai.

Loading...