Wow çfarë goli ka realizuar Origi, Liverpool i pandalshëm
Liverpooli është duke e mundur 3:1 Evertonin në derbin e Merseyside që po zhvillohet momentalisht në Premierligë.
Michael Keane shënoi për ta kthyer Evertonin në lojë në minutën e 21-të, raporton Gazeta Express.
Por vetëm pak minuta më vonë, Divock Origi e shënoi një gol të bukur për ta ngritur epërsinë e Liverpoolit në 3:1.
Ky ishte goli i dytë i Origit në këtë takim.